Liverpool-i luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë do të përballen me Southampton-in, që tashmë ka në dorë edhe fatin e titullit në Premier League. Nëse bardhekuqtë fitojnë këtë mbrëmje, atëherë Manchester City shpallet matematikisht kampion.
Në të kundërt fitorja e Liverpool-it e dërgon diferencën në një pikë. Trajneri Hasenhuttl ka publikuar 11 lojtarët me të cilët do të zbresë në fushë, ku i pranishëm është edhe emri i Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar do të jetë kërcënimi kryesor për ekpin e Klopp-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? T E A M S H E E T ??
Your #SaintsFC side to take on #LFC under the lights: pic.twitter.com/5X0Fy9ZjPL
— Southampton FC (@SouthamptonFC) May 17, 2022