Southampton piketon zëvendësuesin e Armando Brojës, sulmuesi shqiptar llogaritet i ikur në verë

Southampton nuk do të blejë kartonin e Armando Brojës. Të paktën këto janë raportimet që vijnë nga mediat britanike. Gazetari Tom Barclay është shprehur se sulmuesi shqiptar do të rikthehet te Chelsea, që në këtë situatë të vështirë për Abrahmovic, e kërkon më shumë se kurrë.

Nga ana tjetër te Southampton duket se kanë hequr dorë për këtë nënshkrim. Hasenhutl ka nisur që të piketojë zëvendësuesin e sulmuesit shqiptar për sezonin e ardhshëm. Sipas “The Sun”, kjo skuadër mund të rikthehet te Blackburn për të marrë Ben Diaz, ish-partnerin e Adam Armstrong që është ulur në stol nga Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online