Ali Soue ka qenë padyshim një ndër lojtarët më cilësorë që kanë shkelur në Kategorinsë Superiore. Sulmuesi nga Gambia ishe ndër ata sulmues që mund të bënin diferencën, dhe këtë e dëshmojnë qartazi 28 golat që shënoi me fanellën e Skënderbeut.
Tani 24-vjeçari aktivizohet me një ndër klubet më të mëdhenj në Bullgari, CSKA-në e Sofies. Së fundmi Soue ka dhënë një intervistë për mediet bullgare ku ka folur për periudhën kur ishte pjesë e Skënderbeut.
INTERESIMI I SKËNDERBEUT – “Në Itali e vetmja gjë më pëlqeu ishte mënyra e jetesës. Fatkeqësisht nuk mu dhanë shumë shanse te Kievo. Kishte ardhur momenti që të luaja rregullisht dhe në këtë kohë erdhi interesi i Skënderbeut që më dha shansin të luaja në Europa League. Gjëja kryesore që ndikoi në atë huazim ishte Europa League. Në Shqipëri përfitonva një eksperiencë të paçmueshme”.
“Skënderbeu është një ndër klubet më të mëdhenj në Shqipëri. U ndjeva mirë aty, çdokush në klub kishte besim tek unë. Kjo gjë më ndihmoi të korrja sukses dhe të bëja hapin tjetër të karrierës sime. Me ata shënova dy herë në Europa League në ndeshjet ndaj Dinamos së Kievit dhe Jang Bois”.
KRAHASIMI I TIFOZERIVE – “Pasioni është i njëjtë si në Bullgari dhe në Shqipëri. Në çdo ndeshje kishte tifozë në stadium që na mbështesnin. Sigurisht që edhe ata luajtën një rol në suksesin e skuadrës sonë. CSKA-ja ka një numër më të madh tifozësh, kjo është diferenca e vetme.