Qeveria shqiptare ka vendosur të hyjë në fazën e lehtësimit të masave, por sërish sporti nuk është pjesë e vëmendjes së tyre, duke e konsideruar si të rrezikshmërisë së lartë. Megjithatë e habitshme duket ideja se si mund të infektohesh në një ambient të hapur dhe duke zbatuar rregullat e nevojshme të sigurisë fizike, kurse rrugët e Tiranës shihet të gjallërohen nga dita në ditë. Për këtë arsye një tjetër trajner shqiptar ngre zërin për futbollin.
Oltion Kërnaja bën thirrje që të nisë sërish ky aktivitet sportiv, ndërsa nuk kursen edhe ironitë. Ish-trajneri i Tërbunit, i cili tashmë drejton akademinë e të rinjve “Don Bosko”, ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social ku tregon edhe pamje nga Tirana ditën e sotme. “Sot Tirana gjallëronte, kishte jetë në çdo cep të saj. Sot edhe pse grumbull fëmijësh luanin së bashku nuk kishte rrezik nga virusi(nuk besoj se sot ishte ditë pushimi për virusin). Hapni aktivitetet sportive, nuk do ketë më shumë njerëz se sot”, shkruan Kërnaja, duke nxjerrë kështu kontaditën e madhe në vendimet e shtetit shqiptar në lidhje me masat ndaj Koronavirusit.Halit Delibashi-Sport Ekspres/