Sot pritet zyrtarizimi, talenti shqiptar i Bajernit do të transferohet në Serinë A

Një tjetër lojtar shqiptar do të jetë pjesë e ajkës së futbollit italian. Xhanluka Di Marcio ka bërë me dije se Frozinone po punon për të transferuar Arijon Ibrahimoviçin. Talenti 17-vjeçar i Bajernit të Mynihut kishte edhe oferta nga Bundesliga 2, por duket se do të provojë veten në një kampionat më të fortë.

Ditën e sotme pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga klubi i Serisë A. Te Frozinone Ibrahimoviçi do të gjejë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë, Serxho Kalajn dhe Marvin Çunin, i cili po ashtu ka qenë prodhim i akademisë së Bajernit të Mynihut. Formula e transferimit të Arijon Ibrahimoviçit do të jetë në formën e huazimit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *