Atalanta kërkon talentin kuqezi të paratërinjve dhe 20 mln euro, por kuqezinjtë janë të dyzuar. Mund të mbyllet që sot
Fushata e merkatos së Milanit vazhdon pa asnjë pushim. Një derë që hapet dhe një tjetër që mbyllet… Drejtuesit Fasone dhe Mirabeli janë në udhëtime dhe në takime, njëri pas tjetrit, për të kuptuar se sa janë mundësitë reale dhe aty ku mund të përfitojnë. E kështu, objektivat janë të qartë: të fuqizohet skuadra sa më shpejt. Dhe, pasi kanë siguruar disa futbollistë cilësorë, tashmë duan të bëjnë mbyllejn. Një temë e nxehtë është Andrea Konti, që është i impenjuar me U-21 në Europianin e Moshave në Çeki. Milani me lojtarin ka gjetur prej kohësh akordin për gati 2 mln euro për pesë vjet, ndërsa Atalanta po bën kapriçio, nisur edhe nga fakti që agjenti Xhufredi ka thënë se “s’do të prezantohet në grumbullim”.
Sakaq, ka një diferencë mes ofertës dhe kërkesës së Atalantës, që dëshiron të paktën 25 mln euro. Pikërisht ditën e sotme pritet një bisedë mes agjentit të lojtarit dhe klubit bergamask, duke u tentuar që të mbyllet diçka e afërt me 22 milionë euro, pasi oferta prej 20 mln eurosh e kuqezinjve është dukur e vogël. Atalanta është e interesuar për disa lojtar të rinj të kuqezinjve, mes tyre Belanovën, që është vetëm 17-vjeç, por që konsiderohet te Milani si e ardhmja. Mbrojtës krahu, ai po shkëlqen me ekipin e paratërinjve.
Pas Musakio, Rodrigez, Kesi dhe Silva, Konti do të jetë i pesti….