Skënderbeu do të prezantojë sot afrimet e fundit. Tre futbollistët e zyrtarizuar ditët e fundit pritet të mbërrijnë sot dhe më pas do të prezantohen me fanellën e re. Mbrojtësi Fidan Aliti mësohet se ka qenë dje në Durrës dhe më pas ka udhëtuar drejt Korçës, por nuk ka mbërritur në kohë. Mund të aktivizohet në miqësore, por kjo varet nga forma e tij fizike. Blerja tjetër e Skënderbeut, sulmuesi Martin Nespor, do të jetë një tjetër prezantim. Drejtuesit e klubit bardhekuq kanë bërë të ditur se sulmuesi çek do të vijë në formë huazimi dhe sot do të bëjë prezantimin. Një tjetër “blerje”, nëse mund të quhet e tillë, është ajo e Afrim Takut. Mesfushori kryeqytetas ka qenë gjatë verës te Skënderbeu, ka luajtur 4 ndeshje dhe tani ka pranuar të rivishet bardhekuq. Dje ka mbërritur në Shqipëri dhe sot edhe ai do të jetë në Korçë. Mund të ketë ndonjë goditje të fundit për ndonjë futbollist shqiptar, por pak shanse ka të ndodhë kjo gjë.