“Sot luhen 500-600 milionë euro në të zezë” Artan Hoxha tregon pse u mbyllën bastet sportive: Vetëm nga ngjarja në mes të bllokut

Rihapja e lojrave të fatit është kthyer në një çështje ditët e fundit. Komuniteti sportiv ka kërkuar lejimin e pikave të basteve, por me kusht që paratë e përfituara prej tyre të përdoren si një buxhet për sportin. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe gazetari i njohur, Artan Hoxha, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Procesi Sportiv“. Gazetari investigativ ka shpjeguar se arsyeja e vetme e mbylljes së lojrave të fatit ishte përfshirja e grupeve kr.iminale në to, ndërsa më tej tregon se tashmë qarkullojnë në të zezë 500-600 milionë euro në bastet sportive. Një shifër kjo më e lartë se në kohën kur vënia e basteve ishte ende e ligjshme.

“Ne po diskutojmë sot si do hapim bastet. Ndërkohë pyetja duhet të ishte: “Përse u mbyllën bastet“? Sepse bota e kri.mit i kishte marrë nën kontroll dhe kishte futur kthetrat aty. Organizatat kri.minale më të mëdha në vend, që merreshin me trafikun e narkotikëve, kryesisht kok.ainës, po i xhironin paratë aty dhe shtetit i kishte dalë jashtë kontrollit. Shqipëria kishte të regjistruara 4300 pika. Pra kishte një pikë për 650 banorë. Kishim rekord, rekord botëror. Por 650 banorë nuk janë burra që luajnë skedina, janë banorë, janë pleq, janë gra, janë fëmijët. A e kuptoni ku kishim shkuar ne? Unë kam qenë i mendimit që bastet të mos mbyllen, por duhet gjetur një mënyrë tjetër për t’i lokalizuar, për t’i kontrolluar, për t’i formalizuar.

Në kohën që u mbyllën bastet, sipas statistikave zyrtare, aty xhiroheshin 140 ose 150 milionë euro në vit. Ndërkohë, në të zezë, ato që nuk regjistroheshin, vetëm një kompani ka pasur me NIPT sekondar 2630 pika. Kjo kompania që punonte në atë kohë, sot i kontrollon në të zezë lojrat e fatit. Në Shqipëri nuk ka një statistikë të saktë, por thuhet se është një shifër që kalon midis 500 deri në 600 milionë euro.

Erdhëm te operacioni i 1 janarit 2019. Ia dha truri kryeministrit pa pyetur njeri fare, e mbylli. Tha që vetëm hotelet me 5 yje do të kenë. Ka ndodhur një ngjarje mu në mes të bllokut që e ka bërë kryemistrit, që ka ndodhur 2 muaj para se të mbylleshin bastet, që të marri vendimin që bastet në Shqipëri të mbylleshin”, ka thënë Artan Hoxha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *