E fundit/ Është bërë gati kontrata për tu firmosur, eksperti i merkatos njofton rikthimin e Lukakut: Tucheli donte që ai të largohej

Rikthimi i Romelu Lukakut në radhët e Interit tashmë po shkon drejt hapave përfundimtarë. Fabrizio Romano njofton se palët kanë arritur akordin dhe kanë bërë gati kontratën. E vetmja gjë që pritet është hedhja e firmës. Eksperti i merkatos zbulon se Interi do të paguajë 8 milionë paund për huazimin e Lukakut, ndërsa në fund shton se Tucheli kërkonte largimin e sulmuesit belg.

“Interi dhe Chelsea tani janë duke përgatitur dokumentet për t‘u firmosur dhe për të përfunduar negociatat për Romelu Lukakun. Todd Boehly, është përgatitur për të pranuar tarifën e fundit të huazimit me vlerë 8 milionë paund, plus shtesat. Thomas Tuchel-i donte që Lukaku të largohej nga klubi, teksa sulmuesi belg ishte duke shtyrë vetëm drejt Interit“, njofton Fabrizio Romano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online