Do të ishte hapi më i madh në karrierë, sulmuesin shqiptar e kërkon klubi i njohur gjerman

Emir Sahiti mund të realizojë këtë verë hapin më të madh në karrierën e tij. Anësori shqiptar ka bërë mjaft mirë me fanellën e Hajdukut të Splitit në Kroaci, duke tërhequr vëmëndjen e klubeve të huaja me golat dhe asistet e tij.

“Hamburger Abendblatt” raporton se klubi i Hamburgut po mendon për transferimin e lojtarit 23-vjeçar. Skuadra e njohur gjermane sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Bundesligës 2, megjithëse ka nga pas një histori mjaft të pasur si klub. Kalimi në radhët e Hamburgut do të ishte një mundësi mjaft e mirë për Sahitin për t’u rritur edhe më tepër në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online