“Sot keni të drejtë të flisni, ishim shumë keq”! Trajneri i Partizani i sinqertë: Nuk gjej dot një të mirë, Hoxhën e futa se…iku Bitri

Partizani ka humbur ndeshjen e parë pa Skukën dhe Bitrin dhe ka “frikësuar” jo pak tifozët e tij për vazhdimin e luftës për titull. Të kuqtë u mundën me shifrat 0-2 nga Teuta dhe nuk kishin forcë reagimi.

Të kuqtë e nisën me marsh të pestë duke krijuar jo pak raste në minutat e para dhe kishte kombinime të bukura mes lojtarëve. Albion Marku i shtangu në minutën e 40 me një gjuajtje nga distanca. Lojtari nuk festoi pasi ka luajtur më parë me Partizanin.

Më pas Telushi djallosi gjithçka në të 63 duke i falur një penallti të panevojshme Teutën. Kallaku do ta shfrytëzonte mundësinë e krijuar teksa nga 11-metrat e dërgoi topin nga njëra anë dhe Hoxhën në tjetrën. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Kolela: “Sot, çdokush që mund të thotë diçka, ka të drejtë. Sot kemi zhvilluar një ndeshje shumë të keqe. Kur bëhen gjëra shumë të këqija dhe komentet janë të pakëta. Nuk jam i kënaqur nga asgjë sot. Nuk di të gjej diçka sot që të them: “Po, për këtë jam i kënaqur”. Sigurisht që kemi bërë keq sa i përket pikëve, kemi marrë 1 pikë në 3 ndeshje, por nuk kemi bërë përparime sa i përket lojës. Rexhepi në stol? Ishte zgjedhje teknike e imja. Duke parë Bitri u largua, kërkova më tepër eksperiencë në portë”.

Martini: “Kemi vazhdimësi në rezultatet pozitive. Kemi stabilizuar mbrojtjen, nuk po pësojmë dhe cilësia është rritur. Djemtë kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kallaku po na ndihmon si në mbrojtje dhe në sulm, është pjekur shumë. Por grupi të dërgon përpara. Sot ishim në stres pasi fitorja e Bylisit dhe e Kukësit na vendosi në vështirësi. Kur e shikon veten në vendin e fundit, nuk të shohin sytë. Albion Markut do t’i vendos notën 10, e shënoi golin me këmbën e majtë, jo me të preferuarën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online