“Sot kemi bërë gjysmën e punës”, Cikalleshi prek konkurencën me talentet e reja: Kombëtarja nuk është as e Cikalleshit, as e Balajt

Në Minsk ka shpërthyer festa kuqezi. Kombatarja shqiptare e ka nisur me këmbën e djathtë edicioin e ri të Ligës së Kombeve. Skuadra e udhëhequr nga Edi Reja ka bindur, duke mposhtur me shifrat 0-2 Bjellorusinë. Një transfertë që shihej e vështirë, por që kuqezinjtë e kanë mbyllur me sukses. Në përfundimin e takimit, Cikalleshi ka folur për mikrofonin e “RTSH“.

“Pas një rikthimi shumë të gjatë nga situata e koronës ka qenë dicka e vështirë kjo ndeshje. Forma jonë fizike nuk ishte në formën e duhur. Më vjen mirë që isha ai që hapi lojën. Luanim me kundërshtarin më të fortë dhe them se kemi bërë gjysmën e punës. Bjellorusia ishte ekipi për tu mundur, por nuk i nënvlerësojmë ekipet e tjera.

Ne kemi hasur vështirësi me ekipet më të vogla. Kombëtarja nuk është e askujt, as e Cikaleshit as e Balajt apo të tjerëve. Kush e meriton do të luajë. Unë në këto ndeshjet e fundit kam treguar se shkoj mirë me Manajn në fushë. Historia e ka treguar se ne kemi probleme me ekipet e vogla, madje jo më larg se vjet me Andorrën“, ka thënë Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online