“Sot ishim me dy fytyra, në momente ishim më lart se Partizani”! Ramadani: Këta që erdhën te Egnatia janë më të mirë se ata që ikën

0

Partizani ka arritur që të fitojë ndeshjen e parë të vitit 2022 dhe pas largimit të Ilir Dajës. Të kuqtë ia kanë dalë bindshëm që të mundnin Egnatian me shifrat 0-3. Pjesa e parë ishte e barabartë, me vendasit që triumfuan disi mbi mesfushën e të kuqëve, nisur edhe nga mbështetja e madhe në shkallët e stadiumit.

Me nisjen e së dytës ishte Esat Mala që zgjidhi ndeshjen me një super gol nga distanca. Më pas Sota ka marrë inkursionin drejt sulmit duke shërbyer Skukën, që realizoi golin e parë në debutim. Në fund ishte momenti për Rrapaj që të mbyllte gjithçka.

Në ndeshjen tjetër, një befasi ka ardhur nga Kastrioti që mundi Teutën me shifrat 2-0. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Greca në minutën e 14. Trajneri Cela futi Ajazin në minutën e 72 të lojës dhe pas 120 sekondash, sulmuesi ia shpërbleu duke shënuar. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport” pas ndeshjes:

Ramadani (Egnatia): “Sot ishim me dy fytyra. Në pjesën e parë kishte momente që ishim më lart se Partizani, nuk i lejuam asnjë rast në pjesën e parë. E dyta filloi shumë ndryshe. Problemi ishte se përqendrimi nuk ishte i madh me nisjen e së dytës. Për mua është vetëm problem psikologjik, nuk kemi asnjë problem tjetër teknik, taktik apo fizik. Unë mendoj se me dy futbollistë të ardhur do ta mbyllnim më së miri merkaton. Vërtet ata që kanë ikur janë të shumtë në numër, por këta që kanë ardhur janë më të mirë se ata që kanë ikur.

Martini (Teuta): “Janë dy ndeshje që duhen ndarë me njëra-tjetrën. Sot ishte një histori tjetër, ne po krijonim raste, Kastrioti na shënoi me goditjen e parë. Ishim konfuz para portës kundërshtare. U ndëshkuam nga gabime individuale. Duhet të fitojmë një ndeshje për të qetësuar nervat. Besoj se do të marrim maksimumin nga ndeshjet e ardhshme. Po pësojmë shumë lehtë gola dhe ky është problemi më i madh i yni”.

Mehmeti (Partizani): “Ne hasëm shumë vështirësi, megjithëse rezultatin 0-3 duke i lehtë. Egnatia është skuadër që të imponon respekt, ka lojtarë shumë cilësorë. Në 45 minutat e para nuk ishim fluid në dy fazat e lojës. Ndeshjet e para kur vjen nga shkëputja është e vështirë, sa të futesh në ritëm. Po e studionim pak kundërshtarin në minutat e para. Skuka bëri detyrën e tij që të realizojë sot. Skuka duhet ta kuptojë që është në elitën e futbollit shqiptar, po përfaqëson Partizanin. Jam i familjes së kuqe, i njoh mirë lojtarët. I kam dërguar lojtarët në pozicionet e tyre, i kam rritur optimizmin. Është shumë e rëndësishme që ta duash ekipin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.