“Sot ia dhuruam ne fitoren Vllaznisë”, Mehmeti tregon problemin e Dinamos: Gabojmë në goditjet standarte

Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Dinamos. Shkodranët e kanë nxjerrë inatin e ndeshjes dhe të gjitha takimeve të tjera, ku nuk kanë marrë rezultatet e dëshiruara. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 5, ku Denison ndëshkoi Vllazninë.

Pjesa tjetër është histori e cila u nis me Cobën në minutën e 11 të takimit. Goditjen e parë të përmbysjes, Dinamos ia dha Gruda në minutën e 32. Me nisjen e pjesës së dytë, Bekim Balaj mbylli llogaritë e takimit me golin e shënuar në minutën e 55. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Mehmeti (Dinamo): “Më vjen keq për mënyrën se si e kemi pësuar sot. E nisëm shumë mirë lojën. Jo se Vllaznia nuk e meritoi fitoren, por ishim ne ata që e dhuruam fitoren. Tregohemi shumë të papërqendruar në goditjet standarte, te goli i dytë dhe të goli i tretë. Ndodh në futboll, sepse futbolli është i paparashikueshëm. Thjesht më vjen keq për mënyrën se si u mundëm sot. Skuadra shënoi shpejt dhe e uli ritmin. Kjo skuadër duhet të jetë gjithmonë e përqendruar”.

Osmani (Vllaznia): “Ishim në një mini krizë. Një fitore shumë me vlerë për ne, duke parë situatën ku ne jemi. Ndeshja nuk nisi mirë për ne. Por arritëm të reagonim me ndeshjen e barazimit dhe më pas me golin e përmbysjes. Jam i kënaqur edhe me lojën, edhe me përkushtimin që dhanë lojtarët. Mendoj që ende ka lojë për përmirësime. Do të punojmë në atë drejtim. Do të kemi përmirësime në lojën sulmuese. Lojë që të krijojmë sa më shumë raste dhe të japim sa më shumë gola.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online