Reali i Madridit ka treguar forcën e tij në kampionat. Skuadra madrilene ka mposhtur me shifrat 4-1 Espanjolin. Një rezultat që, sipas Karlo Ançelotit, ka bërë që t’u ofrojë tifozëve futbollin që ata janë mësuar të shohin, atë ‘’Rock & Roll”. Trajneri italian i është përgjigjur edhe kritikave për padrejtësi ndaj talentit brazilian, Endrik.
“Tifozët e Real Madridit janë mësuar të shikojnë një futboll ‘Rock & Roll’ dhe jo një futboll me shumë prekje. U përpoqëm që, me karakteristikat tona, të bënim të lumtur tifozerinë e Realit të Madridit. Atyre besoj se u pëlqen më tepër që të fitojnë se sa të luajturit bukur.
I padrejtë me Endrikun? Nuk po tregohem i padrejtë me Endrikun. Përpara ka Mbapenë, Rodrigon dhe Viniciusin. Ai duhet të jetë i duruar. Qetësi, durim. Është shumë i mirë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/