“Sot humbëm 2 pikë, sulmi i Tiranës bën sa buxheti ynë”! Memelli: Gënjeshtra është Tirana e para dhe ne që jemi poshtë

Në orën 16:45 është zhvilluar ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët kanë marrë një pikë me shumë vlera duke ndalur bardheblutë në barazimin pa gola. Pas fitores së arritur në shtëpi ndaj Kukësi, duke e transformuar për herë të parë ekipin e Longos, Skënderbeu i Memellit ia doli që të uli ndjeshëm ritmin e Tiranës.

Pjesa e parë ishte për t’u harruar nga të dy skuadrat, që nuk kishin mundësi shënimi. Në të dytën kishte një ritëm disi më të lartë sesa në të parën, por nuk ishte kjo ndeshja më e bukur që mund të dhurohej për shikuesit. Një moment shumë i kontestuar ishte në minutën e 84 ku është kërkuar penallti për prekje të topit me dorë nga Zguros, i kërkuar me shumë forcë nga Ngo, por arbitri vijoi rregullisht lojën. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Memelli: “Realiteti është që ne u përballëm si të barabartë me Tiranën. Gënjeshtra është që ne jemi poshtë dhe ata janë në vendin e parë të klasifikimit. Tirana erdhi për të mos humbur sot dhe ne humbëm dy pikë. I thashë lojtarëve që meritonim fitoren për rastet që krijuam. Vetëm sulmi i Tiranës bën sa gjithë buxheti ynë. Prisja që të kishte më tepër tifozë sot. Nga goja e lojtarëve të mi nuk del asnjë fjalë e keqe, se ndryshe i ndëshkoj unë ata”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online