“Sot gjeta 5 ekipet që do më mbështesin”! Sinemati e pyet hapur Shakohoxhën: Çne lindi kjo dashuri e madhe e politikës për ty? Sikur ishte kundër…

Dritan Shakohoxha ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Procesi Sportiv“, ku zbuloi se ka arritur të gjejë 5 klubet që do të propozojnë emrin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të FSHF-së. “Po sot është dita zyrtare, kam grumbulluar 5 propozime nga 5 klube që nevojiteshin për t’u quajtur kandidat për president të FSHF. Emrat nuk po i zbuloj akoma në mënyrë zyrtare”, zbulon Dritan Shakohoxha.

Më tej ish-komentatori shqiptar ka pasur edhe një debat me Gëzim Sinematin. Ky i fundit ka shprehur çudinë e tij se katër vite më parë Shakohoxha dilete kundër Bashkim Finos duke bërë thirrje që politika të qendronte larg sportit, ndërsa sot ka marrë mbështetjen e Erion Veliajt që po përpiqet të përdorë pushtetin e tij politik për të ndërhyrë në zgjedhjet e FSHF-së.

Sinemati: “Çfarë është kjo dashuri e madhe e politikës për të mbështetur Shakohoxhën? Nuk e kuptoj dot pasi 4 vite më parë kur Fino kandidoi, Shakohoxha tha që politika po fut hundët në sport. Tani që kërkon të mundi Dukën, sot ka qejf të mbështetet nga politika dhe jo vetëm nga Veliaj

Shakohoxha: “Ndryshimi është i madh dhe evident. Para 4 vitesh, Fino ka qenë deputet i parlamentit dhe anëtar i Qeverisë, politika do e merrte vetë futbollin”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online