Europiani është detyrim/ Jo vetëm mbrojtje e hekurt, sulmuesit e Shqipërisë luajnë në Premier League, Seria A dhe La Liga

Kombëtarja shqiptare po njeh vetëm rritje dhe ëndrra për një kualifikim në Europian tashmë kthehet në detyrim. Reja ka në dispozicion gjeneratën e artë të kuqezinjve, që luajnë në kampionatet më të forta të Kontinentit të Vjetër. Nëse mbrojtja gjithnjë ka falur siguri dhe është parë si e hekurt, tani nuk është më i vetmi repart cilësor që ekipi ynë kombëtar ka.

Ai që gjithmonë i ka munguar Kombëtares, sulmi, ka nisur të japë shpresë. Reparti ofensiv i Shqipërisë sot përbëhet nga lojtarë që luajnë në ligat më të mira të Europës. Armando Broja është padyshim krenaria e çdo shqiptari, teksa me paraqitjet e jashtëzakonshme që po bën në Premier League të jep besim të plotë se golat nuk do të jenë problem për kuqezinjtë.

Por Broja nuk është i vetmi, teksa përkrahë tij janë edhe Uzuni, tashmë pjesë e La Ligas, Manaj në Serie A si dhe Cikalleshi që këtë sezon lu.fton për titullin kampion në Turqi dhe ka mbi shpinë një eksperiencë të madhe e të vyer. E për tu ndalur më pas te Bajrami, i cili është fantazisti i momentit në Serie A dhe duke u nisur nga paraqitjet e deritanishme, mund të thuhet me bindje se nuk do të jetë e largët dita kur ta shohim të veshë fanellën e ndonjë klubi të madh.

Si për të mos u mjaftuar me kaq, në dispozicion të Rejës janë edhe Ernest Muçi dhe Xhakomo Vrioni. I pari shihet si një nga talentet më të mirë në kampionatin polak, ndërsa i dyti është kthyer në një makineri goli në Austri dhe po synon të bindë Juventusin që ta bëjë pjesë të ekipit të parë pas përfundimit të huazimit. Të rinj, me shumë talent dhe duke shkëlqyer në kampionatet elitare të Europës. Çfarë më shumë nevojitet për të prekur Europianin? Koha ka ardhur, momenti për ta treguar edhe në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online