Sot është ditë e vështirë të quhesh tifoz i Barcelonës! Katalanasit nuk reagojnë, Bayern Munich i shkatërron edhe në Camp Nou

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Të jesh tifoz i Barcelonës në një ditë si kjo e sotmja është më shumë se e vështirë. Katalanasit janë zyrtarisht në Europa League. Kur janë luajtur pesë ndeshje në grupin e Champions League, ekipi i Xavit numëron vetëm një fitore ndaj Maccabi Haifa dhe një barazim të pamerituar ndaj Interit.

Në dy rastet e tjera, Bayern Munich e ka ndëshkuar. Kështu ndodhi edhe sot, teksa Mane dhe Choupo Moting nuk i lanë asnjë shpresë vendasve për të marrë një fitore morali, pasi triumfi i Interit ndaj Plzen i kishte dërguar në Europa League përpara se të zhvillohej kjo përballje. Ndërkohë Pavard i dha goditjen e fundit për ta mbyllur në shifrat 0-3. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *