Italia ka mbetur jashtë Botërorit pasi fitoi Europianin. Ky ishte paradoksi i madh i axurrëve në drejtimin e Mancinit. Pak muaj më parë ishte heroi i madh i italianëve, por tanimë askush nuk e dëshiron më këtë trajner. Në një intervistë të fundit, ish-tekniku i Shqipërisë, De Biazi, ka komentuar edhe situatën e Mancinit duke i sfiduar të gjithë që i dolën kundër.
“Kjo është pjesë e futbollit. Është mirë të shkosh në dasma, por është keq të marrësh pjesë në varr.ime? A është budalla sot Roberto Mancini, i cili ishte hero në korrikun e vitit të kaluar? Kur fitoi kampionatin europian, të gjithë e vlerësuan”, tha De Biazi. /Sport Ekspres/