Sot e quajnë më i miri në botë! Igli Taren e kërcënonin me jetë, i ndërruan avionin dhe numrin e telefonit

Futbolli ka shumë ngjashmëri me jetën e përditshme dhe kjo është arsyeja kryesore se përse pëlqehet kaq nga masa. Formulat që përdoren janë po të njëjtat, ku urrejtja e madhe kthehet në dashuri të madhe dhe e anasjellta, në bazë të “interesit” dhe brenda pak kohësh.

Vëmendja kryesore në Itali kur flasim për Lacion është Igli Tare. Atëherë le të ndalemi pak këtu. Pas 22 ndeshjesh në këtë kampionat, kryeqytetasit ndodhen në vendin e tretë dhe kanë 1 pikë më pak se Interi, por edhe vetëm 4 pikë larg Juventusit kryesues.

E kush mund ta besonte këtë? Ndoshta vetëm pak tifozë të çmendur të Lacios, nëse fantazia e tyre ka mbërritur deri në këtë pikë. Të gjitha figurat e njohura sportive në Itali e së fundmi Galliani kanë thënë fjalët më të mira për Igli Taren, duke e quajtur si njeriu kryesor në këtë sukses. Ndërsa duartrokitjet e tifozëve të Lacios për drejtorin sportiv shqiptar janë të panumërta.

Po sa e lehtë ishte për të mbërritur deri këtu? Aspak! Po flasim për të njëjtën njeri, që mori kërcënime me vdekje. Kur i ndjeri Davide Astori do të përfundonte te Roma, rivali më i urryer dhe Lacio gjendej aq shumë pranë marrjes së Astorit, në Itali e quajtën Taren si dështak pasi nuk arriti që të bindte lojtarin.

Pikërisht tifozët e Lacios ishin ata që nisën me kërcënimet ne jetë që kalonin të gjitha limitet në drejtimin e drejtorit të tyre sportiv. Igli Tare asokohe do të ndërronte menjëherë numrin e telefonit, për t’u mos shqetësuar më tepër.

E për të vazhduar me një tjetër rast çmendurie kur tifozët e Lacios do të arrinin deri aty sa të ndërronin biletën e avionit që kishte prerë Tare, vetëm për t’i prishur axhendën. Jo pak apo jo? Në sezonin e shkuar kur tifozët po braktisnin stadiumin dhe shqiptari u shpreh se nuk e kuptonte sjelljen në fjalë, menjëherë erdhi një letër nga tifozët, vetëm për të ulur figurën e tij.

“I dashur Igli a të kujtohet reagimi i Lotitos kur ai tha se do të luftonte me skuadrat më të forta të veriut? I dashur Igli, a të kujtohet kur ti the se do të luftonim në të treja kompeticionet? I dashur Igli dhe Inzagi, a keni pyetur veten se përse 99% e golave të pësuara vijnë me kundërsulme dhe gabime individuale? I dashur Igli a ke parë ndonjë krosim të saktë nga e djathta nga Luliç?

I dashur Igli, lojtarët tuaj i shihni të motivuar apo lodhur sepse luajnë gjithmonë? I dashur Igli ne mund të bëjmë edhe 4 artikuj, por kujtoni vetëm një gjë. Ti the se Lacio meriton respekt pasi stadiumi ishte gjysmë i boshatisur, por kjo është më shumë sesa 14 vitet ku ju nuk na keni respektuar edhe me merkaton e bërë, ku edhe Cervia Ciccio Graziani do të bënte më mirë. Kërkoni rreth 50 emra, nga të cilët 45 janë në formë huazimi. Objektivi ngelet parametri 0 dhe ato janë zbehur për kushtet e caktuara. Tani vazhdoni ende të kërkoni alibi”, do të mbyllej reagimi.

Jemi vetëm disa kohë më vonë, nuk kanë kaluar vite të tëra, por njeriu më i padëshiruar, papritur kthehen në mbret dhe më të mirin në Itali. Kjo letër është një reflektim për çfarë ka bërë Tare te Lacio dhe mënyrën sesi ka bindur me punën e tij, për ta kthyer gjithë urrejtjen në dashuri. “I dashur Igli, je një rast i pastër suksesi”… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online