Notat nga media italiane/ Strakosha është njeriu i ndeshjes, Kumbulla të ndalon me të mirë e më të keq

Lacio dhe Verona janë ndalur në barazimin pa gola, ndërsa u zhvillua takimi që ishte i prapambetur në Seria A. Ky takim ishte i veçantë për tifozët tanë, pasi gjendeshin nga minuta e parë dhe si titullarë të padiskutueshëm tre lojtarë shqiptarë.

Por si janë vlerësuar ata nga media italiane? Faktikisht, Strakosha ishte heroi i Lacios, ku nëse kryeqytetasit nuk pësuan asnjë gol, kjo erdhi më shumë për meritë të portierit shqiptar sesa mbrojtësave. Media italiane e ka vlerësuar këtë lojtar me notën 7, më e larta nga të dyja skuadrat sipas “Calciomercato”. Nga ana tjetër, Rrahmani dhe Kumbulla kanë ndarë notën 6, që ishte mesatarja te Verona. E ta imagjinoni, Kumbulla është vetëm 19-vjeç, por duket si të ketë një jetë në Seria A… /Sport Ekspres/

Notat sipas “Calciomercato”

Strakosha (7): “Reagon mirë mes dy shtyllave dhe zëri i tij dëgjohet gjithmonë nga ana e mbrojtësave”.

Rrahmani (6): “Vuan me daljet që i bën Lulic, por ka qendruar mirë përballë Imobile”.

Kumbulla (6): “Ai ndërhyn me të mirë dhe me të keq vetëm që të ndali sulmuesit e Lacios”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online