“Sot e merituam, lu.ftuam për trofe dhe për emër”, Rama ironizon Jorgjin: Le të arbitrojë në Europë dhe të na lërë ne, se është tjetër nivel

Superkupa e Shqipërisë ka shkuar në duart e Partizanit. Të kuqtë mposhtën në “Air Albania“ Egnatian me shifrat minimale 1-0. Goli u shënua në minutën e 37 të takimit, kur Sherri gaboi në mënyrë të pafalshme me pasimin e tij. Topi shkoi në këmbët e Rrapajt, i cili më pas e ndali në rrjetë. Egnatia pati shansin të rihapte ndeshjen në pjesën e dytë të ndeshjes.

Pas rishikimit të pamjeve me VAR, Jorgji akordoi një penallti për rrogozhinasit, por Fernando gaboi gjithçka. Mesfushori tentoi të turpëronte Qirkon me Panenka, por portieri i Partizanit arriti të priste topin në duart e tij. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 dhe të kuqtë e mbyllin kështu vitin me trofe. Pas përfundimit të finales, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Rama (Partizani): “Jam i kënaqur që këtë finale e fituam me ta. Thyem edhe atë tabunë e barazimeve. Sot e merituam fitoren, e panë të gjithë. Nuk kishte stimul financiar. Lu.ftuan për trofe. Për emrin e Partizanin, ata bënë maksimumin. Jorgji është nivel i lartë, arbitri më i mirë i kampionatit. Më mirë le të arbitrojë në Europë dhe të na lërë ne. Ai është jashtë realitetit. E pranon dhe vetë ai, është nivel tjetër, nuk është për këtu”.

Abilaliaj (Partizani): “Jam shumë i lumtur. Fusim një trofe më shumë në klubin tonë. Një emocion i veçantë. Faktet ishin që e dinim që Egnatia donte të mbante topin. Ashtu ndodhi. Bëmë presing lart. Portieri gaboi, jo vetëm një herë, disa herë. Por nuk arritëm ta shfrytëzonim. Ishte një ndeshje për trofe, kundër një rivali të fortë. Ajo që më kënaq është se arritëm të rezistonim, arritëm të duronim. Më pëlqeu sjellja në aspektin difensiv e gjithë linjës. Tani po na kthehen edhe lojtarët. Falë Zotit arritëm ta sillnim në shtëpi këtë trofe”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online