“Sot do shohim një Partizan tjetër”, Abilaliaj flet në prag të sfidës: I kemi marrë masat për Baten

Partizani do të luajë sot ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë do të përballen me Bate Borisovin, një ekip që ka një të shkuar të suksesshme në arenën europiane. Në prag të nisjes së sfidës në “Air Albania”, drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj, ka folur për mikrofonin e “MCN TV”-së.

“Ka qenë një periudhë e ngjeshur për të organizuar ekipin. Një periudhë shumë e vështirë. Jemi munduar të ndryshojmë shumë gjëra. Kemi ardhur në një moment, që përpos se nuk kemi shumë minuta në këmbë, gjithçka tjetër ka ndryshuar. Do të shohim një Partizan tjetër sot. Janë përgatitur disa variente kundër Bates. Janë marrë masat tona në bazë të këtyre javëve që ka zhvilluar Bate në kampionat. Duhet të jemi agresivë, kompakt dhe që të sulmojmë kundërshtarin në çdo mënyrë”, ka deklaruar Arbër Abilaliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online