Ditën e nesërme vëmendja do të jetë e gjitha e kthyer nga dueli personal mes Mesit dhe Mbapesë. I ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”, Arben Sorra është shprehur se në finale do të jetë Mesi ai që do të ngrejë trofeun dhe Mbape duke qarë për humbjen.
“E shikoni atë foto (Mesi me Mbapenë) nesër do shihni Mesin duke mbajtur kupën dhe Mbapenë duke qarë. Mesi i ka arritur të gjitha në klub dhe Kombëtare ka fituar këpucë të artë”, ka thënë Arben Sorra.