“Shosha jonë ka shumë vrima”, Alliu shpjegon arritjet e Kroacisë: Duam apo s’duam ne, shkolla jugosllave e futbollit është nga më të rëndësishmet në botë

Ilir Alliu ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” në “Ora TV”. Ish-futbollisti ka shpjeguar arsyen përse Kroacia ka mbërritur kaq lart në futbollin botëror, teksa katër vite më parë u shpallën nënkampionë bote dhe këtë vit morën vendin e tretë në Kupën e Botës

“Çështja e organizimit të futbollit në Kroaci ka të bëjë me standardin e jetesës dhe kulturës që kanë ata për futbollin. Shkolla jugosllave e futbollit, duam apo nuk duam ne, është një nga shkollat më të rëndësishme të futbollit botëror. Kanë standardin e lartë të jetesës, por edhe sportin e vlerësojnë shumë. Shosha jonë ka shumë vrima për tu marrë aq mirë me sportin”, është shpregur Ilir Alliu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online