Ka disa ditë që ekipi i Sopotit të Librazhdit ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2018-2019. Skuadra edhe në sezonin e ri do të drejtohet nga trajneri Klajdi Kënga.
Librazhdasit sezonin e kaluar zunë vendin e katërt në grupin e veriut dhe këtë sezon do të synojnë ngjitjen në kategorinë e parë. Tek Sopoti është rikthyer futbollisti me përvojë Mirel Çota që luajti sezonin e kaluar me Turbinën.
Gjithashtu, edhe mesfushori cilësor Miliard Polisi, që ishte pjesë e Erzenit kampionatit te kaluar, kthehet te Sopoti.
Të dy lojtarët kanë vendosur të rikthehen në shtëpi për të kontribuar për skuadrën ku kanë dalë si futbollistë. Rikthimi i tyre tek Sopoti eshte pritur mjaft nga tifozët librazhdiotë.
Pritet që ekipi të afrojë dhe të tjerë lojtarë me përvojë, pasi drejtuesit duan patjetër ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Me stadiumin e rikonstruktuar Sopoti do synojë të jetë pretendent për t’u ngjitur atje ku e meriton. Kryetari i Bashkisë Librazhd, Kastriot Gurakuqi, i cili është president i ekipit, ka deklaruar do ta mbështesë fuqimisht ekipin e zemrës.
Mariglen Miraka