Solomon në rrjetet sociale, nxeh më keq tifozët e Partizanit: Më mirë 1 pikë me Bylis, sesa asgjë!

Futbollisti i Partizanit, Solomon, ka zgjedhur që të nxeh edhe më tepër tifozët e të kuqëve me një deklaratë në postuar në “Instagram”. Sipas tij një pikë e marrë ndaj Bylisit, është më mirë sesa asgjë. Një shprehje që qëndron për raste të tjera, por jo kur administron rezultatin për gjithë ndeshjen dhe e pëson në minutat e fundit.

Në një kohë që fitorja shihej si e detyruar për lojtarët e ekipit që drejtohen nga ana e Lerdës, të cilët tashmë janë kaq shumë larg mbrojtjes së titullit me hapat e hedhura. Por pavarësisht kësaj, Solomon e gjen një arsye për të festuar, ndryshe nga tifozët e klubit. Madje në atë përballje Bylisi nuk vodhi asgjë, duke marrë një pikë mëse të merituar dhe ky është alarmi më i madh. Por padyshim ardhja e lojtarëve të huaj, bën që të mos kuptohet edhe rëndësia e fanellës në mënyrën e duhur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *