E veçantë/ Të gjitha verdiktet që u mësuan nga java e pestë e Kategorisë Superiore

Të gjitha verdiktet që u mësuan nga java e pestë e Kategorisë Superiore sipas “Sport Ekspres”:

1- Goli i Bylisit shaktoi “tërmetin e tretë”, Frankoi Lerda e kishte të fjetur mendjen

Goli që Bylisi realizoi ndaj Partizanit në minutat e fundit, do të vendoste edhe historikun e ndeshjes të Superiores në 1-1. Një përballje kjo që u përfshi edhe nga paniku, pasi dy herë gjatë pjesës së parë u ndërpre loja për dy lëkundje të mëdha sizmike.
Por Lerda e ndieu tërmetin më të madh në fund, atje ku pa edhe stolin e tij të lëkundej disi. Trajneri i Partizanit e kishte të fjetur mendjen dhe duket se nuk heq dorë nga mënyra e tij e lojës.Në 4 ndeshjet e para, Partizani kishte fituar dhe humbur vetëm me rezultatin 1-0. Gjithashtu edhe ndaj Bylisit, ishte shumë pranë një fitore me këtë rezultat cinik, për më tepër me autogol. Për Lerdën nuk ka shumë rëndësi dhe nuk i kërkon skuadrës hedhjen në sulm për të gjetur sigurinë, por kërkon gjithmonë administrimin e këtij rezultati, që në fund të jep tre pikët. Por do të ishte Bylisi që do të surprizonte me golin e tij, që edhe trajneri i Partizanit të dilte nga parashikimet.

2- Tani erdhi koha e “Tiranës kampion”! Kukësi fluturon me krahët e Abazaj-Gavazaj

Kukësi arriti të merrte një fitore shumë të vlefshme ndaj Tiranës me rezultatin 2-1. Shifra këto që tregojnë se edhe verilindorët mbeten në garë dhe janë kandidaturë e fortë për të fituar titullin kampion.
Ajo që vendosi këtë takim, ishte padyshim forma fantastike e dyshes së krahut Abazaj-Gavazaj. Madje këta të fundit ndoshta mund të ishin duke mbajtur edhe Kombëtaren e Shqipërisë, nëse gjithçka do u shkonte në mënyrën e duhur në Europë. Shpërthimet e tyre bën që verilindorët të fitonin, por kjo është koha e së vërtetës te Tirana. Nëse të gjithë flisnin për këtë skuadër që do të shpallej kampion, i druheshin faktit se çfarë do të ndodhte pas një humbje. Ndërsa javën e ardhshme kemi edhe derbin e kryeqytetit, tregues më të mirë se ai rezultat, nuk mund të kemi për të parashikuar më saktësisht situatën. Nëse bardheblutë fitojnë, atëherë ndeshja me Kukësin ishte vetëm një episode. Por nëse humbin, rikthehen makthet e fundit.

3-“Ia mbushi shejtani”, Armando Cungu kishte të drejtë për Vllazninë dhe problemin e madh

Ndeshja e parë e Vllaznisë në Superiore për këtë sezon do të dhuronte shumë emocione, ndërsa do të merrte tre pikët e para me Laçin. Autori i golit do të ishte Hygor, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca që e ndali në rrjetë duke bërë të mundur një kryevepër. E teksa të gjithë kaluan në ekstazë, trajneri Armando Cungu i qetësoi disi gjakrat duke parë një problem me sulmin e Vllaznisë: “Hygorit ia mbushi shejtani”. Kjo rezultoi më shumë se e vërtetë, pasi Vllaznia nuk ka arritur të shënojë më në asnjë prej ndeshjeve të tjera. Një ekip që po mbron në mënyrë të mrekullueshme, por aromën e golit e ka humbur tërësisht. Madje edhe stafi i shkodranëve nuk po u besonte syve gjatë ditës së djeshme kur shihte disa raste flagrante të shpërdoruara përpara portierit, për ta mbyllur një tjetër ndeshje në 0-0. Pasi sipas teorisë së Armando Cungu, shejtani nuk mund ta mbushi dy herë, prandaj Jonuz duhet të gjej zgjidhjen emergjente.

4- Të qash apo të qeshësh? Kjo është situata e Flamurtarit, 6 gola për 1 pikë me Laçin

Situata e Flamurtarit është padyshim më e vështira në vitet e fundit. Në 5 ndeshjet e përfunduara, vlonjatët kanë vetëm 1 pikë të marrë deri tani, gjithashtu edhe golavarazhin e dobët. Pra një fillim që më keq nuk mund të bëhej, duke ia vështirësuar shumë punët vetes për një garë për mbijetesë në fund. Ajo që bëri përshtypje ditën e djeshme, ishte përballja e përfunduar 3-3 ndaj Laçit. Megjithëse kaluan dy herë në avantazh, për mënyrën sesi shkoi loja edhe ardhja e këtij ekuilibri, shijoi shumë pasi u krijua përshtypja se do të humbet sërish. Por edhe buzëqeshja duket e tepruar, në një situatë që edhe vetë lojtarët nuk dinë se çfarë të bëjnë, të qajnë apo të qeshin. Pika e parë e marrë pas kaq shumë javësh, tregon se vlonjatët janë në një krizë të thellë dhe reagimi i plotë ende nuk ka ardhur. Mënyra sesi Laçi e përmbysi rezultatin tregoi se humbja po bëhet një rezultat rutinë në anën psikologjike të vetë lojtarit, që nuk e besojnë një tjetër histori të ndeshjes. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online