Solli një goleador në Romë, Tare nuk e fsheh kënaqësinë për Muriqin: Jam i lumtur, negociatat ishin të gjata dhe të lodhshme

Lazio ka prezantuar ditën e sotme në një konferencë për shtyp dy blerjet e kësaj merkatoje, Vedat Muriqi dhe Hoedt. Fjalën e ka marrë i pari njeriu që bëri të mundur këto transferime, Igli Tare. Drejtori sportiv i bardhekaltërve nuk e ka fshehur kënaqësinë e blerjes së sulmuesit shqiptar, duke sjellë një goleador në Romë. Arritja e marrëveshjes ishte një çlirim dhe arritje e vërtetë për Taren, i cili tregon se negociatat për të siguruar një firmë në kontratë ishin shumë të gjata dhe të lodhshme.

“Është një kënaqësi të prezantoj Vedatin sot. Negociatat për ta sjellë atë në Romë ishin shumë të lodhshme dhe të gjata. Ne jemi të lumtur që kemi sjellë në shtëpi blerjen e tij. Ai bashkohet me një departament shumë të fortë, në të cilin ka Immobile, Correa dhe Caicedo. Ata janë lojtarë që kanë kontribuar shumë për të sjellë Lazion aty ku është sot. Muriqi është një blerje e rëndësishme, përfundon një sulm që do të përballet me tre gara të lodhshme dhe të vështira. Angazhimi i tij do të jetë i rëndësishëm për ekipin dhe për arritjen e qëllimeve”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online