Dinamo ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Nevil Deden që tashmë ka hedhur edhe firmën në kontratë. Trajneri i cili solli Erzenin në Superiore, tani merr frenat e kryeqytetasve.
“Futboll Club Dinamo njofton nënshkrimin e kontratës me trajnerin Nevil Dede. Tekniku 47-vjeçar do të drejtojë projektin Dinamovit drejt rikthimit në elitën e futbollit.
Gjate ditës së sotme Presidenti i FC Dinamo, z.Adrian Bardhi dhe trajneri Dede, kanë nënshkruar kontratën që e bën teknikun pjesë të klubit blu për sezonin e ri.
Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi vjen tek Dinamo mbas një sezoni të suksesshëm, ku drejtoi skuadrën e Erzenit drejt rikthimit historik në Kategorinë Superiore”, shkruhet në faqen e klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/