Kosova nuk është si Shqipëria, klubi i Ilir Dajës do të marrë 5 milionë euro nga media për shpikje të një lajmi të pavërtetë

Nëse në Shqipëri nuk ka asnjë lloj paditje për lajmet e pavërteta, kjo nuk ndodh në Kosovë. Pak ditë më parë u përhap lajmi se ekipi i Ballkanit ka tre muaj pa dhënë pagesat. Kjo ka irrituar së tepërmi drejtuesit e klubit që e kanë çuar çështjen në Gjykatë. Ata akuzojnë median që shpërndau lajmin si ekskluzive për pagesat e padhëna për prishje imazhi dhe të pavërteta, ndërsa kërkojnë 5 milionë euro dëmshpërblim.

“REAGIM: Të dashur tifoz të klubit tonë dhe i gjithë komunitet sportiv, Në momente kulmore të përfaqësimit te shtetit tonë i cili dita ditës po konsolidohet, jo vetem ne rrafshin politik, por ne veçanti në atë sportiv.

Atëherë, kur klubet po pëpiqen të organizohen sa më mirë me qëllim të vetëm qe të përfaqësojnë shtetin, disa nga mediumet kanë përhap dezinformata kinse klubi ynë FC Ballkani nuk i ka paguar lojtarët 3 muaj. Lidhur me këto lajme të rrëme ne i’u kemi bërë padi mediumit  i cili  e ka botu këtë lajm të pavërtetë.

Vlen të theksohet së FC Ballkani vlerëson lartë kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, ne si klub kemi përgjegjësi publike të reagojmë duke demantuar çdo pretendim të këtij lloji”, shkruan Ballkani.

“GJYKATES THEMELORE NE PRISHTINE

DEPARTAMENTI I PERGJITHSHEM

PADITESI: Klubi i Futbollit “Ballkani” – FC Ballkani, me numër unik identifikues 810079186, me seli të regjistruar adresën: Suharekë Stadiumi i Qytetit, Republika e Kosovës.

E PADITURA: Radio Televizioni Dukagjini SH.P.K., me numër unik identifikues 810420323, me seli të regjistruar në adresën: Rr.”Gjergj Fishta” Magjistrala Prishtinë – Mitrovicë. Kilometri 3, Komuna Obilig, Republika e Kosovës.

Në bazë të nenit 4 paragrafi 1 Iidhur me nenin 14 paragrafi 1 Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes Nr.02/L-65, paditësi parashtrojnë këtë:

PADI PER SHPIFJE DHE FYERJE

Objekti i kontestit: Kompensimi i dëmit moral dhe atij material të shkaktuar si rezultat shpifjes dhe fyerje Vlera e kontestit: 5,000,000.00 E (pesë millon euro) PERSHKRIMI I RASTIT: E paditura me datë 06.07.2022, në emisionin “Dueli Sportiv”, ka publikuar lajmin me titull #ESKLUZIVE: FC Ballkani nuk i ka paguar futbollistet në 3 muajit e fundit. Kurse sipas permbajtjes ketij lajmit të rrejshëm theksohet se: Sipas burimeve te “Dueli Sportiv”, brenda klubit Suharekas, skuadra e Ballkanit që mbrëmë u paraqit ne rrethin e pare kualifikues te Liges se Kampioneve, ku barazoj 1 me 1 me Zalgirisin e Lituanise, nuk i ka paguar futbollistet ne 3 muajt e fundit, lajm ky i pa vertete dhe shpifes”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online