Kanë avulluar biletat për derbin e shumëpritur mes Tiranës dhe Partizanit. Përballja e zjarrtë e kryeqytetit merr një rëndësi dyfish më të madhe, pasi luhet edhe për titullin kampion. Interesi për këtë sfidë është i lartë dhe “Air Albania” pritet të jetë i tejmbushur.
“Tirona Fanatics” kanë njoftuar pak më parë se biletat e grupimit të tyre tashmë janë “sold out”. Ultrasit bardheblu kanë blerë çdo biletë që kanë pasur në dispozicion për sektorët e tyre, duke premtuar një atmosferë fantastike në “Air Albania” më 17 maj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/