Solari: Provuam në çdo mënyrë, por po vuajmë. Tifozët? E dimë çfarë duan

Të humbasësh përballë Barcelonës, aq më tepër në shtëpi, është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar në kampin madrilien. Disfata e mbrëmshme ishte edhe më e dhimbshme, pasi katalanasit arritën një fitore të veçantë në “Santiago Bernabeu”.

Goli i Rakitiç i dha fund shpresave të ekipit të Solarit për të rihapur garën për titull, por dhe kaloi në avantazh Barcelonën në ndeshjet direkte. Një gjë e tillë nuk ndodhte prej 87 vitesh dhe tashmë ekipi “Blaugrana” numëron një fitore më shumë se “Los Blancos” në përballjet direkte midis tyre (96 fitore Barcelona, 95 Reali i Madridit dhe 51 ndeshje në barazim).

Santiago Solari nuk e fsheh mërzinë e tij për humbjen e dytë rresht në shtëpi kundër Barçës brenda pak ditëve. Trajneri analizon sfidën e mbushur plot rivalitet, duele dhe raste të shumta, por Reali i tij po has vështirësi të mëdha për të gjetur rrugën e rrjetës.

Nuk arritëm të konkretizonim rastet e krijuara. Provuam të shënonim me çdo mënyrë dhe bëmë një lojë skuadre. Kishte shumë duele në çdo cep të fushës, sulme nga të dyja krahët dhe shumë raste për gol. Ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe provuam të shënonim, por nuk ia arritëm. Tifozët tanë i shprehin emocionet e tyre gjithmonë në mënyrë të respektueshme. Ata vijnë në stadium për të në mbështetur dhe për të na parë duke fituar, por sot nuk ia dolëm. Do të përpiqemi të kthehemi te fitorja që në ndeshjen e radhës”, përfundon Santiago Solari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online