Sokol Cikalleshi kap Ronaldon në renditje, sulmuesi shqiptar pjesëmarrës në gjysmën e golave të ekipit të tij

Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në Arabinë Saudite. Sulmuesi kavajas ka shënuar dy gola në përballjen e sotme kundër Damac-it, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Lojtari shqiptar shkon në kuotën e 5 golave dhe kap në renditjen e golashënuesëve edhe Cristiano Ronaldon.

Me 5 golat e shënuar dhe 1 asisit të dhënë deri më tani, Cikalleshi është kthyer në një pikë kyçe të Al Khaleej-it. Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka marrë pjesë në 6 prej golave të shënuar prej skuadrës, që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave që Al Khaleej-i ka shënuar këtë sezon. Në statistikat e klubit deri më tani janë 13 gola të shënuar, ndër të cilët 5 mbajnë autorësinë e Cikalleshit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online