Skuka humbi shansin për t’i dhënë fitoren, trajneri i Metz-it shpërthen: Sulmuesit tanë ishin anonimë, njoh një lojtar që sot nuk dha asgjë

Xhuliano Skuka kishte një mundësi të mirë për të shënuar golin e parë në Francë. Sulmuesi shqiptar nuk e shfrytëzoi mundësinë e krijuar në minutën e 84 në ndeshjen mes Dijon dhe Metz, e mbyllur në shifrat 0-0.

Një ndeshje e luajtur keq për Metz që humbet terren në luftën për t’u ngjitur në elitën e Francës, teksa këtë herë Skuka hyri në fushë në minutën e 78. Trajneri i Metz, Boloni, ka pasur kritika për të gjithë lojtarët, duke mos kursyer as ata të futur nga stoli.

“Përveç tre apo katër lojtarëve që luajtën si duhej në fushë, të tjerët më zhgënjyen. Performanca e përgjithshme ishte e keqe. Është një ndeshje nga e cila mbaj mend pak. Për fat të mirë mbrojtja jonë qëndroi, na lejoi të merrnim një pikë. Mbrojtja fillon me sulmuesit. Dhe sonte, ata kanë qenë goxha anonimë.

Do ta lë mënjanë rezultatin dhe pa thënë emra, njoh një lojtar që sjell ndryshim ritmi, që sjell të panjohurën në një mënyrë të mirë për ne dhe sonte asgjë […]. Nuk funksionuan as ndryshimet e mia. Ndonjëherë ka ditë të tilla”, tha Boloni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online