Smajlaj “zbret” nga Qafshtama, atleti do të ketë një pistë të dedikuar për stërvitje: Mezi pres të bëjë një kërcim

0

Izmir Smajlajn karantina e detyroi të kthehej në vendlindje pasi kryeqyteti nuk i lejonte shumë hapsira për t’u stërvitur e për të mbajtur trupin në formë. Atleti i kërcimit së gjati së bashku me trajnerin Gjergj Ruli, janë rikthyer në Tiranë për stërvitje pas një periudhe gati 2 mujore në izolim.

Tashmë në Parkun e Madh të Tiranës, është rezervuar një hapsirë publike enkas për stërvitjen e Smajlaj. Atleti do të ketë një pistë të dedikuar,e cila ka munguar prej kohësh në Shqipëri. Teksa rëfen në një intervistë për “Top Channel” mbi regjimin e stërvitjes në karantinë, atleti shprehet besimplotë për arritjen e objektivave.

“Jam i lumtur që u riktheva. Kam qenë duke pritur pistën, për tu rregulluar me pedana e për ta inaguruar pistën me ndonjë kërcim. Unë izolimin e kam kaluar shumë mirë, kam qenë në Qafshtamë. Kam pasur ambjent ku mund të stërvitem. Thjesht kam ndier pak mungesën e hapsirave për kërcime por i kam zvendësuar me ushtrime të tjera. Më vjen keq për këtë vit sepse na u shtyn të gjitha garat, botërrori, olimpiada, europiani ku unë isha në formën time më të mirë sportive me 8 metra që në muajn janar. Objektivat mbeten të njejtat për vitin e ardhshëm ndërsa këtë vit mbetet Kampionati Kombëtar dhe atë Ballkanik”- ka thënë Smajlaj./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.