Interi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 ndaj Slavias së Pragës, në takimin e vlefshëm për “Champions League”. Nëse marrim për bazë rezultatin, duket si një ndeshje që kurrë nuk ka pasur diskutime për fituesin, por nuk rezultoi e tillë. Martinez hapi serinë e golave në minutat e para, por një episod i veçantë ndodhi në minutën e 38.
Lukaku gjeti golin e dytë, por në rastin e nisjes së aksionit, ishte një penallti e shkaktuar ndaj Olainkës, që solli anulimin e festës së sulmuesit të Interit dhe barazimit në 1-1. Deri në minutën e 80, zikaltrit shpërdoruan pafundësisht shumë. Kjo solli në 4-5 raste shpërthimin e Antonio Contes në stol, pasi nëse nuk do të fitonte, shpresat për kualifikim ishin thuajse të shuara.
Por një gabim në prapavijë te Slavia, solli golin e avantazhit nga Lukaku në minutën e 80. Që nga ky moment, gjithçka tjetër ishte një makth me çekët që ishin të rënë në lojë dhe nuk dukeshin askund, atje ku Martinez shënoi lehtësisht për të gjetur edhe golin e tretë. /Sport Ekspres/
https://twitter.com/InterFRAMedia/status/1199805395272896517