“Skuadrat shqiptare në Europë jo më një surprizë“, Duka uron Teutën: Paraqitje dinjitoze, lartëson emrin e futbollit tonë

Skuadrat shqiptare po shijojnë sukseset e tyre në Europë këtë vit. Pas Tiranës, tashmë është edhe Teuta ajo që kalon një tur në kupat e Europës. Edhe pse ishte një kundërshtar aspak i lehtë, durrsakët ia dolën të eliminojnë Beitarin e Jeruzalemit, duke krenuar kështu gjithë tifozët e saj dhe ata shqiptar.

Një mesazh urimi për këtë sukses vjen edhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Nëpërmjet rrjetit të tij social në “Facebool“, presidenti i Federatës shqiptare shpreh lumturinë për kualifikimin e Teutës në fazën e dytë të kualifikueseve në Europa League. Duka thekson se kjo është një shenjë e qartë e rritjes së cilësisë së futbollit tonë, që tashmë mund të ndeshen si të barabartë në Europë.

“Urime Teutës që na gëzoi pa masë sot, të gjithëve. Shumë i gëzuar për kualifikimin në Europa League! Paraqitja e skuadrave shqiptare në Europë, nuk mund të quhet një surprizë, por një realitet i prekshëm që tregon qartazi rritjen cilësore të futbollit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë të Kategorisë Superiore.

Sot ishte e vështirë me Beitar Jerusalem, por që u fitua me meritë nga skuadra durrsake. Një paraqitje dinjitoze që lartëson emrin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe skuadrat e tjera që na përfaqësojnë në Europa League të na sjellin të njëjtat emocione dhe krenari për të gjithë futbolldashësit shqiptarë. Sërish futbolli dhuron emocione të forta dhe kënaqësi në këto ditë të vështira.
Bravo Teuta!”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online