Dy persona të veçantë ndjekin Kukësi-Slavia, motivim shtesë edhe nga trajneri i Kombëtares

Pas Tiranës tashmë e ka radhën Kukësi të zbresë në fushën e “Air Albania”. Me një detyrë të vështirë nis punën Skënder Gega në stolin verilindor, teksa sot do të përpiqet me çdo kusht të eliminojë Slavian e Sofies.

E për të arritur këtë qëllim një motivim shtesë vjen nga tribuna. Stadiumi do të jetë i boshatisur nga tifozët, por në tribunën VIP do të jenë dy persona të veçantë që do të ndjekin takimin. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të jetë së bashku me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edi Reja, në “Air Albania”.

Padyshim që prania e kreut të pankinës së kuqezinjve do të shtyjë lojtarët e Kukësit të japin më të mirën nga vetja. Ndeshjet e Konbëtares po afrojnë dhe ndoshta një lojë e mirë në turin e parë të kualifikueseve në Europa League mund të sjellë një ftesë në listën e Rejës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online