Alban Xhihani do të jetë në mikrofonin e komentit për ndeshjen Partizani-Bate Borisov, e cila do të transmetohet sot në mbrëmje në ekranin e “MCN TV”-së. Gazetari ka dhënë një prononcim të shkurtër për “MCN TV” përpara fillimit të takimit, ku ka treguar pritshmëritë e tij për ekipet shqiptare në Europë. Sipas tij, futbolli shqiptar ka mundësinë për të shkuar shumë më larg se turi i parë kualifikues.
“Mendoj që skuadrat shqiptare kanë vënë mend nga edicioni i kaluar, kur të katërta u eliminuan. Shqipëria nuk është në ato kushte që të eliminohen kaq shpejt. Mendoj që Shqipëria i ka kapacitetet të shkojë shumë më larg. Ky është hapi i parë për Partizanin”, ka thënë Alban Xhihani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/