“Skuadra ime nuk do luajë kurrë ashtu”, Klopp tregohet i ashpër me Conten: Janë në vend të 5, kjo tregon ç’futboll luajnë

Jurgen Klopp ishte mjaft i mërzitur pas barazimit 1-1 me Tottenham-in. Tekniku gjerman foli për stilin e lojës së Antonio Conte-s dhe u shpreh se kjo mënyrë të luajturi nuk i pëlqen aspak.

“Mendimi im personal është që kjo lloj loje nuk i shkon përshtatet një ekipi të madh sic është Tottenham-i. Ata duhet të ishin më shumë aktiv, por kundër nesh ata kishin një kontroll topi rreth 30%. Unë nuk do e bëja kurrë një lojë të tillë dhe ekipi im nuk do luajë kurrë ashtu.

Sigurisht që shpresoja në fitoren e Liverpool-it, por ata menduan vetëm si të mbrohen. Stili i Antonio Conte-s është efektiv për ndeshje të tilla, pasi ata kanë marrë rezultate të mira edhe përballë Manchester City-t dhe Chelsea-t. Kundërsumet e tyre janë të rrezikshme, por ata janë në vend të 5 dhe kjo tregon çfarë futbolli luajnë”, u shpreh trajneri i Liverpool-it pas ndeshjes./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online