E pyesin për Seferin dhe Xhixhën, Tefik Osmani i cakton kufirin klubeve: Nuk shesim lojtarë nën 500 mijë euro

Tirana është shpallur kampione e “Abissnet Superiores“ tre javë përpara fundit të kampionatit, duke kurorëzuar kështu një sezon ku titulli mbetej vetëm çështje kohe. Me fanellën bardheblu kanë spikatur një sërë emrash, ku padyshim bën pjesë edhe dyshja e sulmit, Seferi dhe Xhixha.

Sigurisht që interesi për këta lojtarë pritet të jetë i madh në merkaton e verës, prandaj gazetari Gjergji Stefa ka pyetur në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora TV” Tefik Osmanin në lidhje me çmimin që klubi i ka vendosur. Drejtori sportiv i Tiranës është përgjigjur se klubi nuk do të shesë asnjë futbollist nën shifran 500 mijë euro.

“Për këta lojtarë, dhe jo vetëm, kemi vendosur që poshtë 500 mijë eurove të mos shitet asnjë lojtar. Është shumë e vështirë të zëvendësosh një lojtar. Nëse do të shesësh një lojtar, të paktën shifrën ta kesh të lartë”, ka thënë Tefik Osmani./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online