“Skrapari kënaqet vetëm me Kategorinë e Parë”

Tre javë më parë kishte shpërthyer me të drejtë, duke shfaqur pretendimet e tij për mungesën e mbështetjes financiare ndaj Bashkisë së Çorovodës. Tani, biznesmeni dhe sponsori i mirënjohur i Skraparit Hysen Caka është rikthyer më fuqishëm se kurrë më parë, duke kryer një investim shumë të rëndësishëm me afrimin e plot 11 futbollistëve, dhe për më shumë duke shfaqur një pretendim dhe objektiv madhor.

Synimi është që në sezonin e ardhshëm skuadra e Skraparit të synojë fuqishëm rikthimin pas gjashtë sezoneve në Kategorinë e Parë. Në një prononcim për “Sport Ekspres” gjatë ditës së shtunë sponsori Hysen Caka shprehet: “Afrimi i 11 futbollistëve në merkaton e kësaj vere, si dhe fitorja në miqësoren e parë ndaj Osumit më kanë bindur mua dhe stafin teknik, se në kampionatin e ardhshëm skuadra e Skraparit do të jetë një pretendente serioze për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë dhe rival si Shkumbini dhe Naftëtari nuk na trembin aspak, sepse do të investoj më shumë se çdo skuadër tjetër rivale”, ka deklaruar sponsori Caka.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *