Fitorja ndaj Izraelit, u cilësua pika e kthesës për Kombetaren. Por, në festën në “Elbasan Arena”, ra në sy që dikush mungonte: Enea Mihaj.
Mbrojtësi, i cili ishte një prej surprizave të trajnerit Panuçi në ekipin e përzgjedhur për debutimin në Ligën e Kombeve. 20-vjeçari nuk ishte as në stolin e rezervave, por u la në tribunë për zgjedhje teknike.
Diçka deri diku e pakuptimtë, për një lojtar tek i cili Kombëtarja kembenguli shumë dhe që pas shtatë refuzimeve vendosi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. Duke vlerësuar të kaluarën, me këtë anashkalim, rrezikohet që ta humbasim sërish lojtarin e Panetolikos!
Kjo është arsyeja përse ndeshja e 10 shtatorit në Skoci ka rëndësi të dyfishtë. Për të marrë rezultat pozitiv, që do ta mbante Shqipërinë në krye të grupit, por edhe për të aktivizuar edhe për pak minuta Mihajn, në mënyrë që mbrojtësi të lidhet përfundimisht me ngjyrat kuqezi.