Skocia me nëntë mungesa: Humbet mesfushorin, një mbrojtës në dyshim

Shqipëria synon fitore ndaj Skocisë, për ta mbyllur Ligën e Kombeve në kuotën e 6 pikëve dhe të shpresojë të mos renditet e fundit në grup. Fati duket se po i vjen në ndihmë kuqezinjve, pasi rivalët po përballen me një valë të pabesueshme dëmtimesh.

Lojtari i tetë, i konfirmuar, i cili nuk do të jetë pjesë e britanikëve për ndeshjen e 17 nëntorit në “Loro Boriçi” është mesfushori i Rejnxhërs, Rian Xhek. 26-vjeçari ishte mes lojtarëve të grumbulluar, pas dëmtimeve të Gordon, Mulgrev, MekDonald dhe O’Donëll, ndërsa më parë jashtë skuadrës mbetën edhe sulmuesit Stiven Naismith e Leigh Grifiths, ndërsa Tom Kairnej nuk u përzgjodh, pasi ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi.

29/09/18 LADBROKES PREMIERSHIP
CELTIC v ABERDEEN (1-0)
CELTIC PARK – GLASGOW
Mikey Devlin in action for Aberdeen

Rian Xhek u dëmtua në gju dhe do të humbasë ndeshjen me Shqipërinë, ndërsa një tjetër lojtar në dyshim për sfidën në Shkodër është edhe mbrojtësi i Aberdinit, Mikei Devlin. Ky i fundit përballet me një garë kundër kohës, për të qenë në formë dhe sipas mjekëve, shanset që të luajë janë 50 me 50. Në rast se nuk ia del, Devlin do të bëhet lojtari i nëntë që trajneri MekLish humbet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *