Skiatorja më e suksesshme në histori, Lindsi Von, ka bërë të ditur se do të tërhiqet në fund të sezonit 2018/19 për Kupën e Botës në ski.
33-vjeçarja, 3 herë fituese medaljesh në Lojrat Olimpike, ka vendosur të mbyllë karrierën, edhe nëse nuk ia del mbanë të thyejë rekordin e 86 fitoreve në Kupën e Botës, që mbahet nga Ingemar Stenmark.
Vonn mban rekordin e femrave, me 82 fitore, dhe kishte deklaruar më parë se nuk do tërhiqej derisa të thyente rekordin historik të suedezit.
Gjatë një eventi në New York, Vonn deklaroi për NBC: “Nëse e arrij rekordin, do ishte realizimi i një ëndrre. Nëse nuk ia dal mbanë, mendoj se kam pasur një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme, sido që të shkojë. Jam ende skiatorja më e suksesshme në histori”.
Amerikania kishte thënë se Lojrat Olimpike Dimërore 2018 në PyeongChang do të ishin të fundit për të, duke u bërë skiatorja më e moshuar që fiton një medalje olimpike në secilën nga 5 disiplinat alpine të skive, sepse fitoi medaljen e bronzit.
Që pas triumfit në Vankuver në vitin 2010, 4-herë kampionia e botës ka pësuar shumë dëmtime – fraktura, këputje ligamenti të gjurit, shembje – dhe është operuar 5 herë.
“Fizikisht, kam arritur në pikën ku nuk ka më kuptim të vazhdoj. Do doja të isha aktive, ndaj po shoh të ardhmen, për të vendosur çfarë do të bëj”.