Skenë të tillë nuk e keni parë kurrë në futboll! Topi prek rrjetën i gjithi dhe del nga porta, arbitri nuk e sheh dhe lojtarët e Beneventos sillen sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në ndeshjen mes Beneventos dhe Turris, e përfunduar në shifrat 3-2 në Serinë C në Itali. Në mesin e pjesës së dytë, futbollisti i Turris, De Felice, shënoi një gol spektakolar nga gjysmëfusha, por iu desh shumë kohë për të bindur arbitrin që të akordonte golin.

Topi kaloi portierin, shkoi në fundin e rrjetës në të cilën ishte një shtyllë e vendosur dhe më pas topi doli menjëherë nga fundi i portës pasi goditi shtyllën. Arbitri për një moment mendoi se topi nuk kishte hyrë në rrjetë, ndërsa skena komike ishte kur lojtarët e Beneventos vazhduan të luanin sikur të mos kishte ndodhur asgjë me në krye portierin, që pa gjithçka nga afër dhe bëri sikur topi nuk kishte hyrë brenda.

Më pas vijuan protestat e shumta nga lojtarët e Turris, disa morën kartonë të verdhë dhe pas gati pesë minutash kaosi, arbitri i katërt konfirmoi se topi kishte hyrë në rrjetë dhe goli u njoh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online