Skënderbeu dhe Kukësi nuk është se kanë një histori të gjatë mes tyre. Historia u takon viteve të fundit, kur dy skuadrat kanë qenë rivale për titullin kampion. Kukësi e ka pasur gjithmonë të vështirë në stadiumin “Skënderbeu” dhe bilanci i 9 përballjeve në Korçë është në favor të vendësve. Skënderbeu e ka mundur 4 herë ekipin verior, 4 takime kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 1 herë ka fituar Kukësi në Korçë, konkretisht 4 vite më parë, në vitin 2013. Në atë kohë Kukësi fitonte 1-3 në stadiumin juglindor, me dy gola të Prognit dhe një të Hoxhës. Golin e vetëm për Skënderbeun e shënoi kapiteni Shkëmbi në minutat e shtesë. Fitorja e fundit e Skënderbeut është ajo e shkurtit të vitit të kaluar, kur korçarët fitonin 3-1, me 2 gola të Salihit dhe një të Xhejmsit, kurse për Kukësin shënonte Dvornekoviç. Vetëm një ndeshje është luajtur në muajin dhjetor, më 1 dhjetor të vitit 2012 dhe është fituar nga Skënderbeu 2-0. Ndeshja e radhës luhet më 2 dhjetor.
Ndeshjet e luajtura në Korçë
17-03.2017
Skënderbeu-Kukësi 1-1
22.10.2016
Skënderbeu-Kukësi 0-0
07.02.2016
Skënderbeu-Kukësi 3-1
29.08.2015
Skënderbeu-Kukësi 1-0
23.02.2015
Skënderbeu-Kukësi 1-1
19.09.2014
Skënderbeu-Kukësi 2-0
30.04.2014
Skënderbeu-Kukësi 3-3
18.09.2013
Skënderbeu-Kukësi 1-3
01.12.2012
Skënderbeu-Kukësi 2-0