Skënderbeu ka zhvilluar sot paditë seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.
Skuadra ka qenë praktikisht ajo e djeshmja, sepse emrat e njohur që mungonin ende nuk po duken. Kështu, Muzaka, Osmani e të tjerë mbeten jashtë, ndërsa nuk dihet ende kur do të bashkohen me ekipin, edhe pse thuhet se do të kthehen javën e ardhshme.
Ndërkaq, kampionët kanë kthyer shumë të rinj të huazuar dhe tashmë do të provojnë edhe shumë lojtarë. Kështu, në pritje të disa lojtarëve nga jashtë, të gjithë në moshë të re, dot ka dalë në stërvitje edhe mbrojtësi 21-vjeçar Ilir Allmuça. Prej 3 sezonesh pjesë e Dinamos, tiranasi u kthye në titullar sezonin e fundit dhe tashmë shpreson të bindë Shehin dhe stafin e tij në Korçë.
Në ditët e ardhshme në Korçë priten të tjerë lojtarë të rinj për provë.